U helmuan nga kërpudhat në Gjirin e Lalzit, kryetari i Gjilanit: Presim rezultate nga hetimet për familjen Haliti, rasti të zbardhet deri në fund

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka kërkuar nga organet e drejtësisë në Shqipëri që të zbardhin deri në fund ngjarjen e vdekjes së anëtarëve të familjes Haliti në Gjirin e Lalzit.

Haziri thotë se për ngjarjen është informuar më 7 maj, teksa një ditë më pas e kanë njoftuar për hetimet.

Ai pret rezultate nga hetimet shqiptare, teksa thotë se rasti duhet zbardhur deri në fund në mënyrë që të shihet nëse është nëglizhuar rasti dhe kur është ndërhyrë.

Anëtarë të familjes Haliti kanë akuzuar për neglizhencë mjekësore në Shqipëri, në kohën kur Elfete, Afrim dhe Ferzinaze Haliti u paraqitën në qendër shëndetësore pasi kishin konsumuar kërpudha dhe ishin në gjendje të rëndë.

“Në vizitë ngushëlluese te familja Haliti në Gjilan ka qenë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Jam njoftuar për gjendjen e rënduar shëndetësore më 7 maj për këtë familje dhe kam shpreh interesimin me institucionet e Shqipërisë. Një ditë pas, njoftohem se Afrim Haliti humb nënën dhe bashkëshorten e tij, nga një helmim. Tani janë tre djem dhe një vajzë të rritur, trashëgimi e familjes”, tha ai.

Më 8 maj jam informuar nga Shqipëria për ndërmarrjen e veprimeve urgjente që përfshijnë Krimet e Rënda për fillimin e hetimeve…Presim rezultate zyrtare duke u solidarizu dhe rasti të zbardhet deri në fund, që familja dhe Gjilani të jetë më i qetë me këtë gjendje. Do të shikohet a është neglizhuar rasti, kur është ndërhy në rast.

Kemi pas rastin e të riut në pandemi që ende nuk është zbardh, dhe vdekjen e një tjetri në Dubravë. Drejtësia ka me u vendos edhe në rastin e familjes Haliti edhe në rastin e Agonit dhe do të zbardhen deri në fund”, tha Haziri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *