U hodh në erë një javë më parë, Kremlini publikon planet për rindërtimin e urës së Krimesë

Qeveria ruse ka njoftuar planet për të përfunduar riparimet në urën e Krimesë.

Sipas një dekreti të publikuar në faqen zyrtare të qeverisë, punimet do të përfundojnë deri më 1 korrik 2023.

Ura hekurudhore u dëmtua rëndë në një shpërthim fundjavën e kaluar, për të cilin Rusia ka fajësuar shërbimet e sigurisë të Ukrainës.

Shpërthimi dyshohet se është kryer me një bombë të fshehur brenda një kamioni.

Dekreti, i nënshkruar nga kryeministri Mikhail Mishustin, thotë se kompania Nizhneangarsktransstroy është emëruar si kontraktori i vetëm për restaurimin dhe rindërtimin e urës së Krimesë.

Në dekret thuhej se “afati i fundit për lidhjen e kontratave shtetërore për kryerjen e punës së specifikuar është 1 korriku 2023”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *