U humbën dokumentet e identifikimit, Policia asiston 2 turistët çekë, thirrja për qytetarët

u humben dokumentet e identifikimit policia asiston 2 turistet ceke thirrja per qytetaret
u humben dokumentet e identifikimit policia asiston 2 turistet ceke thirrja per qytetaret

Mbrëmjen e djeshme, pas telefonatës nga një turist çek që kërkonte ndihmë sepse i kishte humbur dokumenti i identifikimit, gjatë kohës që lëvizte me biçikletë, bashkë me një turiste tjetër çeke, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, shërbimet e Policisë iu kanë shkuar në ndihmë 2 turistëve dhe së bashku me ta kanë kërkuar përgjatë itinerarit të lëvizjes, por nuk kanë mundur ta gjejnë dokumentin e identifikimit.

Më pas, turistët janë mirëpritur në ambientet e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe turisti që kishte humbur dokumentin e identifikimit u pajis me vërtetim për humbje dokumenti, dokument që mund ta përdorë për të marrë shërbime në Republikën e Shqipërisë dhe për kalimin në pikat kufitare.

Punonjësit e Policisë i kanë shoqëruar turistët në vendin e tyre të akomodimit. Turistët çekë kanë falënderuar punonjësit e Policisë, për ndihmën e ofruar.

Policia e Elbasanit apelon për të gjithë qytetarët, që nëse gjejnë dokumente apo sende të tjera personale të turistëve apo vizitorëve, t’i dorëzojnë ato në Polici ose të telefonojnë në numrin 112.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts