U identifikua duke vjedhur një kasafortë, arrestohet vëllai i Antonio Kasanos





Antonio Kasano për disa vite ishte mes futbollistëve më të paguar në Itali dhe jetonte mes luksit që të garanton ky profesion në nivelet më të larta. Por në familjen e tij, gjërat janë ndryshe dhe kjo kuptohet më lehtësisht nga vëllai i tij nga babai, Xhiovani.

kasano

Ai njihet në botën e krimit në qytetin e Barit si një hajdut dhe kohët e fundit ishte në arrest shtëpie, për shkelje të ndryshme, Por me sa duket 49-vjeçari i njohur në Bari si “Giovanni u curt” për shkak se është i shkurtër me trup, ka përfunduar përsëri pas hekurave të qelisë.

Në qershor, bashkë me dy persona të tjerë, ai ka hyrë në një banesë dhe ka shpërthyer një kasafortë, duke vjedhur orë Rolex dhe sende të tjera me vlerë rreth 30 mijë euro. Më pas ai dhe bashkëpunëtorët janë larguar nga vendi i krimit. Por nga kamerat e sigurisë është identifikuar pikërisht nga shtatlartësia e tij si dhe një tatuazh.

Kështu, policia e Barit e ka arrestuar dhe gjatë kontrolleve i ka gjetur në shtëpi edhe kapuç për vjedhje dhe paruke, që ai me sa duket përdorte vazhdimisht për t’u larguar nga banesa, ndonëse si teori po vuante masën e arrestit në shtëpi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *