U infektua me COVID, ndërron jetë në moshën 112-vjeçare burri më i moshuar në Francë

Burri më i moshuar në Francë, Marcel May, ka ndërruar jetë të mërkurën në moshën 112-vjeçare, pasi nuk arriti t’i mbijetonte betejës me COVID-in.

“Ka jetuar në shtëpinë e tij, por u sëmur me COVID-19 dhe gjendja iu përkeqësua duke e futur në oksigjenoterapi, por pavarësisht përpjekjeve të shumta nuk pati shpëtim – vdiq në moshën 112-vjeçare”, tha për AFP, e bija e të ndjerit Nicole Boiron.
May ishte pranuar në spital më 2 dhjetor. Ai kishte lindur më 1909, dhe ka jetoi i vetëm në shtëpinë e tij.

“Ishte i lumtur në shtëpinë e tij, ka qenë shumë i zgjuar. Vazhdimisht asistohej nga zyrtarë për punë sociale”, shtoi Boiron.

“Ish-shoferi i autoambulancës i kishte mbijetuar dy luftëtareve botërore, dhe qëndroi pa grua nga viti 1998”, tha ndër tjera e bija e tij.

Pas vdekjes së May, titullin e francezit më të moshuar mund ta bartë një banorë i qytetit Nice, që më 6 dhjetor festoi ditëlindjen e 111-të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.