U kap mat duke u puthur me asistenten, ministri britanik jep dorëheqjen nga posti

Pas skandalit të publikuar në media, ku shihej duke shkëmbyer puthje pasionante me këshilltaren e tij, ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka dhënë dorëheqjen.

Mediat e huaja shkruajnĂ« se tashmĂ«, ish-ministri ka depozituar dorĂ«heqjen te organet kompetente. KujtojmĂ« se “The Sun”, njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ« publikoi foto e video ku Hancock, shfaqej duke u puthur me asistenten Giana Coadangelo.

Kjo e fundit njihej si një milionere në Britani, pasi krahas punës në ministri, ishte drejtoreshë e kompanisë së modës në pronësi të bashkëshortit të saj. Mediat, kanë publikuar gjatë ditës, foto ku ajo shihej duke ngarkuar në bagazhin e makinës disa qese me rroba, por nuk dihet ende nëse Coadangelo është ndarë nga bashkëshorti i saj aktual.

Mësohet, se ish-ministri Hancock dhe asistentja e tij Codangelo, ishin prej kohësh të lidhur, madje, mediat aludojnë se lidhja e fshehtë dihej nga i gjithë stafi i ministrisë.

Reagimi i parë i ministrit

Ditën e djeshme, pak pas publikimit të fotove dhe videove, ministri Matt Hancock, kërkoi falje që ka shkelur masat anti-COVID, por një falje e tillë nuk erdhi për bashkëshorten, me të cilën ka dhe tre fëmijë. Ndërkohë, nga krahu tjetër, deri më tani, nuk kemi asnjë reagim nga asistentja Giana Coadangelo.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *