U kap ‘mat’ me doza kanabisi në makinë, pranga 21-vjeçarit në Korçë

u kap mat me doza kanabisi ne makine pranga 21 vjecarit ne korce
u kap mat me doza kanabisi ne makine pranga 21 vjecarit ne korce

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lire 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin J. L., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, gjatë kontrollit fizik 21-vjeçarit iu gjet një sasi e vogël e lëndës së dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Toyota” që ky shtetas drejtonte, iu gjet një sasi tjetër me lëndë të dyshuar kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 45 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Maliq, pasi gjatë një konflitkti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grushte një 33-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts