U kap me 1.5 kg kokainë në makinë, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali, i sekuestrohen mbi 35 mijë euro

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Torino të Italisë pasi në automjetin e tij është gjetur rreth 1.5 kilogramë kokainë.

Sipas mediave italiane në makinën e shqiptarit kishte një qese me 22 pako me kokainë që dyshohet se 30-vjeçari kishte si synim t’i shiste.

Po ashtu në kroskotin e mjetit janë gjetur 15 mijë euro, 17 mijë euro janë zbuluar në banesën e shqiptarit dhe 5 mijë euro të tjera janë zbuluar në një automjet tjetër pas kontrolleve të policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts