U kap në makinë me armë, veshje dhe fenelinë policie, arrestohet 28-vjeçari në Poliçan

u kap ne makine me arme veshje dhe feneline policie arrestohet 28 vjecari ne polican
u kap ne makine me arme veshje dhe feneline policie arrestohet 28 vjecari ne polican

Stacioni i Policisë Poliçan, menjëherë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas posedonte në kundërshtim me ligjin, municion, armë të ftohta, si dhe veshje dhe sende si të Policisë, organizuan punën për kapjen e tij.

Si rezultat u vu në pranga shtetasi F. D., 28 vjeç, banues në fshatin Velabisht.

Nga kontrollet në automjetin dhe në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, veshje dhe fenelina si të Policisë, 2 armë të ftohta (thikë dhe përforcues grushti), municion luftarak dhe një armë gjahu.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts