U konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin, pranga dy të rinjve në Durrës

u konfliktuan fizikisht me njeri tjetrin pranga dy te rinjve ne durres
u konfliktuan fizikisht me njeri tjetrin pranga dy te rinjve ne durres

Policia e Durrësit ka arrestuar dy të rinj, përkatësisht të moshës 34 dhe 36 vjeç.

Blutë njoftojnë se këta dy persona u arrestuan në flagrancë pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;

Njoftimi: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit B. C., 36 vjeç dhe E. Sh., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts