“U kry”/ Kryeministri Rama jep lajmin: 29 ditë para afatit u vaksinuan 500 mijë persona! Ja objektivi i radhës



Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot është arritur objektivi, për të vaksinuar 500 mijë qytetarë. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se tashmë objektivi është të arrihet në 1 milion të vaksinuar.

rama-vaksina

“U kry! 29 ditë para afatit të bërë publik realizuam objektivin e 1/2 milionë vaksinimeve. Vazhdojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milionë tani”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Kujtojmë që qeveria kishte vendosur objektiv që brenda muajit qershor të vaksinoheshin 500 mijë qytetarë. Por sic thotë vetë Rama, kjo u arrit 29 ditë para afatit.

vaksinime

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *