U kthye në një nga yjet e Europianit, Çelsi bën ofertën e çmendur për sulmuesin e Juves








Federiko Kieza brenda një viti është kthyer nga një lojtar që shihej si premtues për të ardhmen, në një yll te Juventusi dhe Italia. Me këtë të fundit, ai u bë menjëherë një nga emrat e preferuar të publikut, pasi me driblimet e tij, por edhe me golat vendimtare, ishte pjesë e suksesit të të kaltërve në Euro 2020. Ndaj nuk është aspak çudi që të kishte oferta e interesim për të pas Europianit, por askush nuk e priste që të arrihej në shifra marramendëse, siç mund të cilësohet ajo që ka propozuar Çelsi.

KIEZA ITALIA

Lojtari është me pushime, para se të bashkohet përsëri me Juventusin, por ndërkohë bardhezinjtë po përballen me një lumë kërkesash të rëndëishme për të, që për momentin po i refuzojnë, edhe pse nuk dihet edhe për sa kohë.

Fillimisht ishte Bajerni që shfaqi interes, por duke marrë një “jo” si përgjigje. Më pas, e kishte radhën Çelsi. Sipas mediave në Gjermani, klubi londinez është gati të bëjë çmenduri për të siguruar anësorin italian. Juventusit i është bërë një ofertë prej 100 milionë eurosh për futbollistin, por deri tani është ndeshur me një përgjigje negative nga bardhezinjtë.

Megjithatë, nuk dihet se për sa kohë mund të zgjatin këto refuzime, duke pasur parasysh edhe nevojën që kanë bardhezinjtë për të rregulluar bilancet, sidomos nëse nuk heqin qafe peshën e rëndë të kontratës së Ronaldos.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *