U largua nga Atdheu për t’i shpëtuar luftës, 23-vjeçarja ukrainase vritet në Itali nga ish- bashkëshorti, ja arsyeja

u largua nga atdheu per ti shpetuar luftes 23 vjecarja ukrainase vritet ne itali nga ish bashkeshorti ja arsyeja
u largua nga atdheu per ti shpetuar luftes 23 vjecarja ukrainase vritet ne itali nga ish bashkeshorti ja arsyeja

Një 23-vjeçare ukrainase, Anastasiia Alashri, është gjetur e vrarë në fshatin Villa Giulia në Itali.

E reja është goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa autor i vrasjes së 23-vjeçares dyshohet se është ish-bashkëshorti i saj, një 42-vjeçar egjiptian, i cili është arrestuar në Bolonja.

Mediat italiane raportojnë se 23-vjeçarja  mbërriti në Itali në mars pasi u arratis nga Ukraina pas nisjes së luftës.

Që atëherë ajo  punonte në një restorant, por ditën e dielë nuk ishte paraqitur në punë.

Tgcom raporton se dyshohet se Anastasiia, para se të vdiste kishte shkuar te ish-bashkëshorti i saj për të marrë disa rroba, ku ka nisur një sherr i madh që ka përfunduar me vdekjen e të resë. E reja ishte nënë e një djali 3 vjeçar. Ajo ishte e divorcuar  dhe donte të fillonte një jetë të re me një partner të ri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts