U larguan me fjalim lamtumire/ Kush janë “veteranët” që “fati” i riktheu në Kuvend! Pas Mimi Kodhelit edhe “19”-ta drejt marrjes së mandatit









Pas Mimi Kodhelit, një tjetër “veteran” socialist që rikthehet në Kuvend edhe pse u lanë jashtë listës së sigurt nga kryeministri Edi Rama, është Pandeli Majko.

P3pTab2F

Në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 Prillit, Rama zgjodhi të vërë në “provë” këto dy figura bashkë me shumë të tjerë duke i lënë në vendet e fundit.

Por fati ishte në anën e tyre. E para që u rikthye ishte Mimi Kodheli, e cila zuri në Kuvend ulësen e Najada Çomos, shefes së spitalit Infektiv e cila u rreshtua vetëm për disa muaj në radhët e socialistëve.

Ajo zgjodhi të largohej pas daljes së rezultatit zgjedhor, për shkak se mes politikës dhe profesionit të mjekes preferoi të mbante këtë të dytën.

Sot një hap drejt Kuvendit ka bërë edhe “veterani” tjetër Pandeli Majko. Ai ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit duke pranuar kështu mandatin e deputetit të Alqi Bllakos të cilit iu vunë prangat me kërkesë të SPAK për shkak të përfshirjes në aferën e Inceneratorëve.

Edhe pse u largua me një fjalë lamtumire.. “Isha i bindur se do ti fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë.

Ju falenderoj që votuat për numrin 12, Partinë Socialiste! Sic do të thoshte im atë ndjesë pastë,… “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!” Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam”, shkruante Majko gati një vit më parë.

Socialisti tjetër që arriti të mposhtë kalkulimin ishte Fatmir Xhafaj i cili shkoi i sigurt në Kuvend edhe pse ishte renditur i 23-ti. Ai arriti të thyejë herësin duke grumbulluar një numër të madh votash më 25 Prill.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.