U larguan nga vendi për t’i shpëtuar luftës, çifti ukrainas rikthehen në atdhe: Nuk përballonim dot kostot e jetesës në Britani

u larguan nga vendi per ti shpetuar luftes cifti ukrainas rikthehen ne atdhe nuk perballonim dot kostot e jeteses ne britani
u larguan nga vendi per ti shpetuar luftes cifti ukrainas rikthehen ne atdhe nuk perballonim dot kostot e jeteses ne britani

Një çift britaniko-ukrainas që ikën nga lufta në Ukrainë për në Mbretërinë e Bashkuar kanë vendosur të kthehen në vendin e shkatërruar nga lufta për shkak të rritjes së kostos së qirasë në Britani.

Joe Place, 29 vjeç, nga Sheffield, South Yorkshire, dhe gruaja e tij Irina, një ukrainase 34-vjeçare, lanë shtëpinë e tyre në Kiev në shkurt për t’i shpëtuar agresionit ushtarak të nisur nga Moska.

Place tha se ata fillimisht kërkuan në Britani një vend për të jetuar për një periudhë afatgjatë në Sheffield ose Nottingham, por u përballën me kushte “të tmerrshme” strehimi, kosto të larta dhe kërkesa për qira që nuk mund t’i përballonin.

Pasi u përpoqën për shtatë muaj për të gjetur një shtëpi të përhershme, çifti u kthye në Ukrainë në shtator dhe tani po jetojnë në qytetin perëndimor të Uzhhorod pavarësisht se përballemn me mundësinë e ndërprerjeve të energjisë elektrike dhe ngrohjes për shkak të sulmeve me raketa ruse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts