U mbajt e fshehtë/ Policia zbarkon në zyrat e UEFA-s, arrestohen 2 persona










Në Zvicër kanë zbuluar se para fillimit të Europianit, në zyrat e UEFA-s, ka ndërhyrë policia dhe janë arrestuar dy persona.

UEFA

Sipas asaj që shkruan “Blick”, në muajin prill policia e Vaud, ka zbarkuar në zyrat e UEFA-s, për shkak se disa persona ishin nën hetim për korrupsion. Pas ndërhyrjes së policisë, u arrestuan 2 persona, të cilët qëndruan në burg për 4 muaj, ku njëri u lirua ditën e mërkurë ndërsa tjetri ditën e sotme.

Emrat nuk janë bërë të ditur dhe informacioni u mbajt i fshehtë. Raporti i sipërpërmendur bën të ditur se nën hetim janë disa persona për korrupsion, por momentalisht nuk ka arrestime të reja, deri sa të arrijnë në një përfundim, që konfirmon dyshimet.

Gjithashtu thuhet se në UEFA kanë qenë të gatshëm për të bashkëpunuar me autoritetet, në lidhje me hetimet e nisura.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *