“U mbars mali dhe polli një mi”/ Spartak Ngjela komenton Kuvendin e Berishës: Tani topi është hedhur në SPAK. Basha nuk rrëzohet me lëvizje paralele









ngjela - berishaAvokat Spartak Ngjela ka komentuar sot Kuvendin Kombëtar, që u thirr nga Sali Berisha dhe shkurt ai e quan kështu: “U mbars mali dhe polli një mi”.

Me anë të një postimi në Facebook, Spartak Ngjela thotë se lëvizja që sot bëri ish-kryeministri nuk kishte me Bashën, por me Amerikën. Sipas tij, Berisha është epiqendra e korrupsionit shtetëror në Shqipëri dhe se tashmë topi është hedhur në SPAK.

Ndërsa referendumin e lajmëruar për tu mbledhur me qëllim shkarkimin e Bashës, Negjela e komenton thjesht si një gënjeshtër për zhvilluar grumbullimin e ardhshëm. Ai argumenton se Basha nuk rrëzohet dot me lëvizje paralele.

“Kurse Saliu shkoi në një rrugë tjetër: ai kërkon të organizojë një referendum kundërt Bashës. Gënjeshtër për grumbullimin e ardhshëm. Madje, po na flet Saliu edhe për revolucion, por mendjen e ka nga vendimet në Uashington. Lodra naive. Basha nuk rrëzohet dot me lëvizje paralele”, shkruan ndër të tjera Ngjela.

Komenti i plotë i Spartak Ngjelës

U mbars Mali dhe polli një mi.

Kjo ishte lëvizja arkaike Berisha sot. Një falsitet për të krijuar një lëvizje. Por çfarë bëri me lëvizjen e tij? Asgjë. Ku merret dot një parti pa një vendim gjykate që njeh lidërshipin e ri!

Pse, ju vërtet mendoni se Saliu sot luftën e kishte me Bashën. Jo. Gjithçka ai e pati me Amerikën. Me një mendjelehtësi, duke thirrur në Tiranë 4 mijë persona me të gjitha mjetet, mendoi se do ta bënte Amerikën të ndryshonte qëndrimin ndaj tij.

Asgjë.

Pse i lodh kot përkrahësit e tu, o Sali!

Pse paguan urlatorë që bërtasin. Kot lodhesh: çështja jote do të shkojë deri në fund… SU mbars Mali dhe polli një mi.

Kjo ishte lëvizja arkaike Berisha sot. Një falsitet për të krijuar një lëvizje. Por çfarë bëri me lëvizjen e tij? Asgjë.

Pse, ju vërtet mendoni se Saliu e kishte me Bashën. Jo. Gjithçka ai e pati me Amerikën. Me një mendjelehtësi, duke thirrur në Tiranë 4 mijë persona me të gjitha mjetet, mendoi se do ta bënte Amerikën të ndryshonte qëndrimin ndaj tij.

Asgjë.

Pse i lodh kot përkrahësit e tu, o Sali!

Pse paguan urlatorë që bërtasin. Kot lodhesh: çështja jote do të shkojë deri në fund…

Se Berisha është epiqendra e korrupsionin shtetëror në Shqipëri.

Po SPAK-u?

Tani topi është hedhur në SPAK.

TË SHOHIM…

Kurse Saliu shkoi në një rrugë tjetër: ai kërkon të organizojë një referendum kundërt Bashës. Gënjeshtër për grumbullimin e ardhshëm. Madje, po na flet Saliu edhe për revolucion, por mendjen e ka nga vendimet në Uashington.

Lodra naive. Basha nuk rrëzohet dot me lëvizje paralele.

Po Amerika.

Kjo do pritet nga SPAK. Po SPAK-u mos u tremb sot?

Pse, Amerika e ka lënë luftën kundër korrupsionit Berisha e kompani në Shqipëri? Kjo nuk mund të ndodhë…

Atëherë:

Prisni dhe shikoni…

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.