U mund 3-0 nga Apolonia, Klodian Duro e ka me gjykimin: Fieri s’ka nevojë për ndihmë












Klodian Duro e ka me gjykimin, që sipas tij ndikoi në rezultatin final.

klodian duro

Pas ndeshjes, trajneri i Lushnjëstha: “Apolonia nuk ka nevojë të ndihmohet nga arbitrat, sepse po e fitonte vetë këtë derbi. Është një skuadër me shumë cilësi, pavarësisht moshës së re të lojtarëve. Në minutat e fundit, ata luajtën me katërmbëdhjetë lojtarë. Kryesori dhe dy anësorët ndikuan drejtpërdrejt në rezultatin final. Sidomos me kartonët e kuq të nxjerrë në mënyrë të rrufeshme që dhanë”, u shpreh ai si fillim.

Më pas Duro shtoi: “Në radhë të parë dua të theksoj se rezultati final 3- 0 është i padrejtë. Nuk tregon në të vërtetë atë që dha Lushnja në fushën e lojës. Ne i patëm rastet tona për shënim, por në fund nuk arritëm të finalizonim. Deri në minutën e 80-të, gjithçka ishte në rregull. Apolonia shënoi me meritë të plotë në pjesën e parë. Dy golat e tjerë të fierakëve erdhën falë ‘bujarisë’ së arbitrave, të cilëve u doli ndeshja jashtë kontrollit. Nuk kam asgjë me Apoloninë, përkundrazi i vlerësoj shumë si skuadër dhe kam respekt të veçantë për numrin një të klubit fierak. Është fillimi i kampionatit, më saktë kaloi vetëm java e katërt dhe Apolonia nuk ka aspak nevojë për ndihmën e arbitrave. Fiton vetë, sidomos në stadiumin e saj me mbështetjen e tifozëve fierakë”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *