U mundua të kapte telefonin, por ra nga kati i katërt, humb jetën pas 18 ditësh në spital adoleshentja turke

u mundua te kapte telefonin por ra nga kati i katert humb jeten pas 18 ditesh ne spital adoleshentja turke

Pamjet e një adoleshenteje turke e cila humbi jetën pasi u përpoq të kapte telefonin, janë bërë virale në rrjet.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 12 tetor, ndërsa pamjet e momentit të kapura nga kamerat e sigurisë janë bërë publike vetëm së fundi.

Melike, Turqi
Melike, Turqi

15-vjeçarja Melike Gun Kanavuzlar u përpoq të kapte telefonin që i shpëtoi nga dora ndërsa ishte në katin e katërt të një ndërtese, çka shkaktoi humbjen e ekuilibrit dhe rënien nga lartësia.

Adoleshentja është dërguar me urgjencë në spital në gjendje kritike, ku humbi jetën pas 18 ditësh kujdesi intensiv.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts