Ylli i Hollywood Charlize Theron ka hedhur drite për marrëdhënien dhe përplasjet me yllin Tom Hardy gjatë xhirimeve të filmit Mad Max: Fury Road.
“Mad Max” vërtet ka marrë një vlerësim të madh me 10 nominime për Oscar, por gjërat nuk ishin aq të qeta në prapaskenë.
Në një fragment nga libri i ri i Kyle Buchanan, Blood, Sweat, and Chrome: The Wild and True Story of Mad Max: Fury Road , i cili u botua nga Vanity Fair , Theron foli sinqerisht për marrëdhëniet e saj të tensionuara të punës me bashkë-yllin Hardy.
Ne liber shkruhet se Theron ndihej mjaft e kërcënuar dhe kerkoi mbrojtje nga Hardy.
Theron dhe anëtarë të tjerë të produksionit pretendojnë një seri sjelljesh joprofesionale nga ana e Hardy, duke përfshirë vonesën e vazhdueshme që i bënte kolegët e tij të presin me orë të tëra në shesh.
Në një rast, Hardy duhej në set në orën 8 të mëngjesit, së bashku me pjesën tjetër të kastit dhe ekuipazhit që kërkohej atë ditë dhe Theron, atëherë një nënë e re, foshnja e së cilës ishte në kujdesin e fëmijëve aty pranë ndërsa ajo punonte.
Pavarësisht se producentët kishin bërë një “kërkesë të veçantë” që Hardy të ishte i përpiktë, ai u vonua më shumë se tre orë, kohë gjatë së cilës Theron mbeti në pozicion, gati për të xhiruar.
Kur Hardy mbërriti më në fund, Theron e pyeti Hardin:
“Sa mosrespektues je?”
Hardy u përgjigj duke dhe duke thënë: “Çfarë më thatë?” Hardy dukej mjaft agresiv dhe se Theron me të vërtetë ndjehej e kërcënuar.
“Kjo ishte pika e kthesës, sepse më pas ajo tha: “Unë dua dikë si mbrojtje. Po del jashte kontrollit. Nuk dua të justifikoj sjelljen e keqe, por isha vërtet e frikësuar”
The Guardian ka kontaktuar përfaqësuesit e Hardy për komente të mëtejshme por nuk ka ende nje pergjigje.
Filmi i Millerit fitoi gjashtë çmime në Oscars 2016.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al