“U ndjeva si Kristiano Ronaldo pas golit”- Bellingam komenton roveshatën me Sllovakinë

u ndjeva si kristiano ronaldo pas golit bellingam komenton roveshaten me sllovakine



































Xhud Bellingam e ka krahasuar goditjen e tij me roveshatë kundër Sllovakisë me golin e Kristiano Ronaldos me Realin e Madridit.

bellingam1

Por ylli i Anglisë beson se goditja e portugezit ishte shumë më e bukur. Anglia ishte disa sekonda larg eliminimit nga “Euro 2024” të dielën, por arriti ta përmbysë Sllovakinë, duke u kualifikuar në çerekfinalen e katërt radhazi nën drejtimin e Garet Sauthgejtit, edhe falë kryeveprës së Bellingamit.

SI CR7 – Mesfushori i Realit, i cili mbushi 21 vjeç një ditë përpara ndeshjes së 1/ 8-ave, shënoi një gol spektakolar në minutën e 95-të, përpara se Herri Kejn të vuloste një përmbysje 2-1 në kohën shtesë. Bellingam ndihet sikur ka përdorur shumë nga ADN-ja e tij e Realit të Madridit, pasi zbuloi se ndihej si legjenda e “galaktikëve”, Ronaldo, i cili shënoi me një goditje të paharrueshme me roveshatë kundër Juventusit në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve në sezonin 2017-18.

Megjithatë, duke folur për atë që mund të konsiderohet edhe goli i tij më i bukur i karrierës, ish-mesfushori i Borusias së Dortmundit ishte kritik ndaj teknikës së tij, përpara se të argumentonte përse përpjekja e Ronaldos ishte më e mirë se e tij. “Ishte me të vërtetë instinkt më shumë se çdo gjë, topi ra në vendin e përsosur, ishte pak pas meje”, tha Bellingam për “Diary Room”, në kanalet e mediave sociale të Anglisë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts