
Të dielën e kaluar, Papa Françesku iu nënshtrua një operacioni në zorrën e trashë.
Operacioni, sipas mjekut, shkoi shumë mirë, por Atit të Shenjtë, do i duhen disa javë që të rikuperohet plotësisht.
Ai aktualisht, është duke qëndruar në një spital të Romës, ndërsa thuhet se gjendja e tij është e stabilizuar.
Konfirmimet vijnë nga zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, i cili thotë:
“Papa ka kaluar një ditë të qetë. Ai nuk ka më ethe, ndihet mirë përgjithësisht”.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al