U paralajmërua nga Disiplina, kapiteni i Skëndërbeut: E keqja mbizotëron, fjala njeri ka humbur prej kohësh









Akuzat dhe ndodhitë e fundit pas ndeshjes së luajtur ndaj Teutës që përfundoi në barazim 2-2 kanë sjellë edhe një sërë reagimesh zinxhir si nga ana e klubit bardhekuq ashtu edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit që duket se do të vijojnë edhe në vazhdim.

zguro

Menjëherë pas ndeshjes, kapiteni Zguro dhe disa lojtarë, mes të cilëve portieri Rexhepi, kanë reaguar ashpër në rrjetet sociale dhe media vizive për mohimin e penalltisë nga ana e kryesorit Enea Jorgji në ndeshjen ndaj Teutës. Reagim ky që u pasua nga një prononcim deri diku i ashpër i presidentit Ardjan Takaj dhënë ekskluzivisht për “Panorama Sport”, ku cilësonte arbitra të caktuar si “maskarenj” që duan të rrëzojnë Skënderbeun.

Ky reagim i shoqëruar edhe me një qëndrim zyrtar të klubit bardhekuq përmes drejtorit Ilirjan Përmeti, ka sjellë kundërpërgjigjen e vetë Jorgjit përmes një postimi “të thatë” ku ndëshkonte Skënderbeun me kartonin e verdhë, në një foto të postuar nga ky i fundit.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, FSHF ka hapur një çështje ndaj kapitenit të korçarëve, Vangjel Zguro, për protestat e tij gjatë ndeshjes në momentin kur nuk u akordua penallti për Skënderbeun, duke cenuar kështu të drejtën e kapitenëve për të kërkuar respektimin e rregullores.

Menjëherë pas kësaj, Vangjel Zguro është rikthyer polemikave duke postuar një tjetër foto në rrjetet sociale me një citim ku shprehej “censurimi” i të drejtave që po diktohej nga FSHF.

“Jetojmë në një kohë ku e vërteta dhemb, ku njerëzit nuk kanë më turp, ku njerëzve nuk u skuqet më fytyra nga turpi, ku servilët ecin para, ku e keqja mbizotëron, ku fjala njeri ka humbur prej kohësh. Zot na ruaj, por s’kemi çfarë bëjmë. Shumica janë kështu dhe duhet të bashkëjetojmë me këta lloj njerëzish, pasi i kemi këtu në planetin tonë, fatkeqësisht…”, ishte postimi i kapitenit të korçarëve.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *