“U përbetuat për virgjërinë e Lulit”- Rama në Kuvend për financimin rus: Mos u ngutni se ka akoma! Nëse “non grata” nuk do dilte me çarçafin e bardhë…












Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit në Kuvend foli për financimin rus, duke thënë se dihet botërisht se PD ka marrë fonde nga Rusia.

edi rama

Teksa i referohet deklaratave të PD në atë kohë, Rama tha se shqiptarëve i jepej garanci se kjo nuk ishte e vërtetë. Por kryeministri paralajmëroi duke u kërkuar deputetëve të PD që të mos nguten me deklarata pasi ka akoma fakte që do të bëhen publike.

Rama: Sa kohë ju do keni njerëz, të cilët besojnë çdo gjë dhe të kundërtën e cdo gjejë jeni në të drejtën tuaj që të ushqeni iluzioni që mund të talleni me këtë popull, por siç nuk ju ka ecur asnjëherë përsëri nuk do ju ecë kjo tallje me të gjithë. Do të bënte sens kjo vijë logjike nëse nuk do të kishit qene po ju, që në atë kohë kur kjo çështje u bë publike nuk do kishit bërë betime dhe përbetime për virgjërinë e Lulit dhe nëse nuk do kishte qenë non grata juaj që nuk do kishte dalë me çarçafin e bardhë pa asnjë njollë për të predikuar pastërtinë e virgjëreshës që mbanit në krye.

Nëse nuk do kishit qëne ju që do kishit akuzuar Sorosin për fakte që sot me demek po kërkoni ti nxirrni nga kthetrat e një errësire ku i kam kyçur unë për llogari të atij që e hodhët përtokë në momentin që nuk ju duhej më.

Që PD është financuar me para ruse kjo dihet. Është botërisht e njohur. Fakt i dalë në atë kohë, i mohuar nga ju. Se unë nuk e kam dëgjuar këtë fjalim atëherë. Në atë kohë fjalimi juaj ishte tjetër dhe garancia vinte nga ajo që vinte gjithmonë “mos ma prekni Lulin”.

Kush e thoshte këtë? Unë e thosha! Kështu që unë do thosha vetëm kaq, që jo vetëm ato para financim i paligjshëm i partisë politike kanë hyrë me dijeni e plotë të një grushti njerëzish, dhe që tani ai grusht është ndarë në dy gishta në një anë dhe dy kishte në anën tjetër dhe me gishtin e pesë që nuk di ku të futet.

Unë do tju sugjerojë që mos u nxitoni me proklamata që bien ndesh. Ju nuk keni fare lidhje me të vërtetën. Ju nuk e keni problem që nesër ti mohoni.

Sa kohë që keni akoma njerëz që vijnë nga prapa qorrazi dhe janë gati ti shpallin luftë botës dhe me idenë që ky është një vend sovran dhe nuk do tja dijë për asnjë. Unë kam për borxh t’ju them, mos u ngutni sepse ka akoma.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *