“U përdhos parlamenti”- Berisha: Menduan se me një rezolutë gjethe fiku do mashtrojnë shqiptarët dhe BE-në se hoqën dorë nga vjedhja

u perdhos parlamenti berisha menduan se me nje rezolute gjethe fiku do mashtrojne shqiptaret dhe be ne se hoqen dore nga vjedhja































Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar rezolutën antikorrupsion të PS, e cila u miratua sot në Parlament vetëm me votat e mazhorancës.

sali berisha

Sipas Berishës, sot u përdhos Parlamenti, ndërsa akuzon kryeministrin Rama dhe ministrat e qeverisë se “janë hajdutë”.

“Edi Rama dhe hajdutët e tij ministra sot menduan se me një rezolutë gjethe fiku do mashtrojnë shqiptarët dhe BE-në se ata hoqën dorë nga vjedhja e qytetarëve shqiptarë.

E vërteta është se në doktrinën e vjedhjes ka një ligj: hajduti sa më shumë ka vjedhur, aq më shumë kërkon të vjedhë”, shprehet Berisha.

Pjesë nga deklarata e Sali Berishës

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju misionarëve të vërtetë të kauzës së drejtë të shqiptarëve.

Të dashur miq, nesër është një ditë e një rëndësie të jashtëzakonshme në historinë e demokracisë, e përpjekjes për rivendosjen e demokracisë në Shqipëri.

Për goditjen e armikut më të egër në historinë e shqiptarëve, kryehajdutit të Shqipërisë, Edi Rama dhe bashkëpunëtorit të tij, Erion Veliaj.

Të dashur miq, sot gjithë ditën hajdutët më të mëdhenj që ka pasur Shqipëria dhe kombi përdhosën parlamentin me betimin e tyre të rremë se nuk do të vjedhin më.

Edi Rama dhe hajdutët e tij ministra sot menduan se me një rezolutë gjethe fiku do mashtrojnë shqiptarët dhe BE-në se ata hoqën dorë nga vjedhja e qytetarëve shqiptarë.

E vërteta është se në doktrinën e vjedhjes ka një ligj: hajduti sa më shumë ka vjedhur, aq më shumë kërkon të vjedhë.

Ai nuk ngopet kurrë!

Edi Rama, siç e dini, u bë kryeministër i denoncuar nga OSBE në raport se ka vjedhur dhe fshehur në bankat offshore 200 milionë euro.

Miqtë e mi, u garantoj se këto 10 vite, së paku janë shumëfishuar disa herë këto 200 milionë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts