U përplas nga “Benzi” që ecte me shpejtësi, ndërron jetë në spital një nga të plagosurit nga Burreli. Dy të tjerë në gjendje të rëndë

u perplas nga benzi qe ecte me shpejtesi nderron jete ne spital nje nga te plagosurit nga burreli dy te tjere ne gjendje te rende
u perplas nga benzi qe ecte me shpejtesi nderron jete ne spital nje nga te plagosurit nga burreli dy te tjere ne gjendje te rende

Ka ndërruar jetë në spitalin e traumës një nga të plagosurit e aksidentit të sotëm në qytetin e Burrelit.

Burime nga spitali i Traumës thanë për Balkanweb se 74-vjeçari Veli Bunga nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga përplasja e automjetit tip Benz që drejtohej nga 28-vjeçari Ylber Xhepavdija këtë të hënë dhe ka ndërruar jetë pak minuta më parë.

Po ashtu, në gjendje të rëndë shëndetësore janë edhe mbesa e 74 vjeçarit si dhe shoferi i mjeteve të Bashkisë Përparim Nikaj.

I plagosuri tjetër Xhelal Kola, mësohet se ndodhet në spitalin e Burrelit. Ndërkohë, banorë të zonës ku ka ndodhur aksidenti kanë pohuar se i riu ka bërë lëvizje me shpejtësi shumë herë para se të kishte përplasjen fatale me katër personat që ndodheshin në trotuar, por që nuk është ndaluar nga policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts