U përplas nga kamionçina, ndërron jetë në spital turistja italiane, policia arreston shoferin

u perplas nga kamioncina nderron jete ne spital turistja italiane policia arreston shoferin
u perplas nga kamioncina nderron jete ne spital turistja italiane policia arreston shoferin

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme pranë Pogradecit, ku për pasojë ka ndërruar jetë një turiste italiane e cila u përplas nga një kamionçinë.

Mësohet se 31-vjeçarja E. R., e cila udhëtonte me një motomjet ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku u transportua pas përplasjes.

Sakaq, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit tip “Benz”, Artan Bali që përplasi turisten italiane Elena Radaelli.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Vihet në pranga drejtuesi i automjetit, i përfshirë në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme, si pasojë e të cilit ndërroi jetë drejtuesja e motomjetit.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e sotme, për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Lin”, pranë fshatit Udënisht, Pogradec, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një motomjet me drejtuese shtetasen italiane E. R., 31 vjeçe, banuese në Milano, Itali, e cila pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Korçës, u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë.

Nga ana e Policisë po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts