U përpoq të digjte xhaminë, shpallet në kërkim autori i dyshuar në Gjermani

Një person ka tentuar këtë të premte të djegë një xhami në qytetin e Koln të Gjermanisë.

Sipas mediave të huaja, rojet e sigurisë e kanë pikasur të dyshuarin jashtë xhamisë, teksa spërkaste lëndë djegëse. Policia ka kamerat e sigurisë dhe ka kërkuar të dëshmitarët të japin informacione në identifikimin e autorit.

Një vend me mbi 82 milionë banorë, Gjermania ka popullsinë e dytë më të madhe myslimane në Evropën Perëndimore pas Francës. Në mesin e afro 5 milionë myslimanëve të vendit, 3 milionë janë me origjinë turke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.