U plagos me armë nga babai në Lushnjë, 40-vjeçarja niset drejt Traumës për mjekim të specializuar

u plagos me arme nga babai ne lushnje 40 vjecarja niset drejt traumes per mjekim te specializuar































Rudina Musaku, 40-vjeçarja e cila u plagos me armë gjahu nga babai gjatë pasdites së sotme (19 maj) është transportuar drejt Spitalit të Traumës për mjekim të specializuar.

Capture-204-770x402

40-vjeçarja ka plagë në bark dhe gjendja e saj mbetet kritike.

Kujtojmë se i ati 82-vjeçar, pasi plagosi me armë të bijën pas një sherri të momentit, ka qëlluar dhe veten duke mbetur i vdekur.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, shtetasi  rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen , rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten.

Shtetasja, ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts