U plagos pasi u rrëzua përtokë, ndërron jetë 53-vjeçari në aksin Laç-Milot

Një 53-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në aksin e vjetër rrugor Laç-Milot pasi dyshohet se ky i fundit, duke lëvizur në këmbë në anë të rrugës, në gjëndje të dehur, është rrëzuar përtokë dhe është dëmtuar në kokë.

Raportohet se këqyrja e pamjeve filmike të administruara, dëshmitë e marra si dhe këqyrja e jashtme e kufomës, rezultoi se ngjarja është aksidentale.

Sakaq, trupi i 53-vjeçarit është dërguar pranë IML Tiranë për ekspertim mjeko-ligjor, ndërsa grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të zbardhjes së ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin e vjetër rrugor Laç-Milot, në afërsi të Uzinës, dyshohet që shtetasi L. K. 53 vjeç, banues në Milot, duke lëvizur në këmbë në anë të rrugës, në gjëndje të dehur, është rrëzuar përtokë dhe është dëmtuar në pjesën e kokës, ku si pasojë ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera si kqyrja e vendit të ngjarjes, kqyrja e pamjeve filmike të administruara, dëshmitë e marra si dhe kqyrja e jashtme e kufomës, rezultoi se ngjarja është aksidentale.

Trupi i 53-vjeçarit është dërguar pranë IML Tiranë për ekspertim mjeko-ligjor, ndërsa grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të zbardhjes së ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts