U porosit që në 2010, The Times zbulon arsyen pse nuk u transmetua dokumentari për Mbretin Charles III: Përmbante intervista dhe…

u porosit qe ne 2010 the times zbulon arsyen pse nuk u transmetua dokumentari per mbretin charles iii permbante intervista dhe
u porosit qe ne 2010 the times zbulon arsyen pse nuk u transmetua dokumentari per mbretin charles iii permbante intervista dhe

BBC ka treguar arsyen se përse një dokumentar që ishte planifikuar të shfaqej në ditën e tretë pas vdekjen së mbretëreshës Elizabeth II, nuk u publikua kurrë.

The Times raporton se kjo ka ndodhur nga frika e kanalit mediatik për të mos treguar mungesë respekti pas ndarjes nga jeta të monarkes.

Dokumentari i titulluar “Born to be the King- i lindur për të qenë mbret” ishte planifikuar të tregonte marrjen e pushtetit nga mbreti i ri Charles III, dhe përmbante intervista me Charles, kryeministra, sekretarë kabineti dhe figura të shquara.

Koha se kur do të transmetohej ishte parashikuar shumë më parë, por se mëngjesin e ditës së tretë pas ndarjes nga jeta të mbretëreshës, drejtuesit e BBC-së vendosën të mos ta shfaqin.

Dokumentari, ishte porositur nga BBC që në vitin 2010, që atëherë është parë vetëm nga dhjetëra mijëra dhe jo nga një audiencë televizive që ndoshta do të kishte arritur në miliona shikues.

Zbulimi vjen disa javë pasi David Dimbleby tha se BBC refuzoi të trajtonte çështje të pikante në lidhje me familjen mbretërore dhe trajtonte me shumë delikatesë çdo çështje që kishte të bënte me monarkinë.

Ai tha se BBC mendonte se shfaqja e fuqisë së monarkisë do ta bënte më të pëlqyeshëm në sytë e shikuesve.

John Bridcut, autori i dokumentarit, ka bërë një numër filmash për familjen mbretërore, duke përfshirë “Prince, Son and Heir: Charles at 70”, i cili u pa nga 6.5 milionë persona në BBC.

Ai tha se mendonte se vendimi i marrë nga BBC ishte një vendim i gabuar.

“Unë mendoj se ata kishin frikë se mos akuzoheshin se nuk i dhanë vdekjes së mbretëreshës kohë dhe respekt të mjaftueshëm. Ata nuk vlerësuan setrishtimi për vdekjen e Mbretëreshës do të shoqërohej me një ndjenjë mirëseardhjeje për Mbretin e ri. Të dyja shkojnë paralelisht, jo njëra që e zëvendëson tjetrën”, tha ai.

Në dokumentar, Lordi Ëilson i Dinton-it, ish-sekretari i kabinetit, flet për marrjen e shumë letrave nga Charles mbi çështjet e politikës dhe thotë se si Mbret ai “do të jetë në gjendje të sigurohet që ai të kuptojë mirë pikpamje të ndryshme përpara se të formulojë politika .

Dokumentari përfshin gjithashtu një intervistë të 2018 me princin.

“Unë nuk jam aq budalla. Unë e kuptoj se është një detyrë më vete të qenit sovran”, thotë Charles.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts