U prit në Elbasan me thirrjet “Rama ik”/ Reagon Kryemadhi: I ikur është! Ne nuk e diskutojmë votën e 25 prillit, por…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar pas thirrjeve “Rama ik” në Elbasan, ku pati edhe përplasje mes militantëve të PS dhe PD. Sipas saj, Rama i ikur është, por ajo që ka rëndësi për opozitën janë qytetarët.

“Në Elbasan e kishin pritur me “Rama ik”, por ne nuk e kemi hallin aty, sepse ai ikur është, por kemi hallin e qytetarëve”, tha Kryemadhi.

Nga Memaliaj, ku Kryemadhi prezantoi kandidatin për deputet, Albert Malaj, kryetarja e LSI u shpreh e bindur se në 25 prill opozita e bashkuar do të fitojë.

Kryemadhi u shpreh se nuk diskutojnë votën e 25 prillit, por angazhimet që duhet të kenë pas kësaj date.

E kemi nisur me një frymë të jashtëzakonshme, që është një frymë që ne e ndjejmë, e shikojmë me njerëzit e thjeshtë, edhe pse janë nën kërcenim, e shikojmë tek policia dhe administrata të cilët janë në presion.  Por vetë njerëzit e kuptojnë që ky tranzicion duhet të marrë fund.  Një kombi po i shkatërrove origjinën, themelet e shtëpisë i kë shkatërruar shtëpinë.

Ne nuk diskutojmë votën e 25 prillit, por angazhimet pas 25 prillit që të çojmë deri në fund detyrimet tona”, u shpreh ndër të tjera Kryemadhi.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *