U propozua për bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore, Gjiknuri takon ambasadorin e OSBE-së: Të gatshëm të nisim sa më shpejt punën! Pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme…








Pasi Partia Socialiste e propozoi për bashkëkryetar të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka zhvilluar një takim me ambasadorin e OSBE-së, Vincenzo Del Monaco, ku në qendër të diskutimeve ishte Reforma Zgjedhore.

gjiknuriMe anë të një postimi në Facebook, Gjiknuri thotë se PS është e gatshme për të filluar sa më shpejt punën, me synim adresimin e rekomandimeve të ODIHR.

Ai thotë se pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme mes mazhorancës dhe opozitës, Parlamenti ka një historik të pasur të frymës së dialogut dhe bashkëpunimit përsa i takon Reformës  Zgjedhore.

“Me kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, z.Vincenzo Del Monaco, diskutuam mbi procesin e pritshëm të Reformës Zgjedhore.

Theksova gatishmërinë e Partisë Socialiste për të filluar sa më shpejt punën, me synim adresimin e plotë të të gjitha rekomandimeve të ODIHR-it.

Pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme mes mazhorancës dhe opozitës, Parlamenti ka një historik të pasur të frymës së dialogut dhe bashkëpunimit përsa i takon Reformës  Zgjedhore.

Kërkova mbështetjen e OSBE për të ndihmuar procesin e reformës, me ekspertizën e specializuar të ODIHR-it”, shkruan Damian Gjiknuri”, shkruan Damian Gjiknuri.

LEXO EDHE: 

PS propozon Gjiknurin si bashkëkryetar për “Zgjedhore”, Balla zbulon si mund të arrihet dakordësia për vetingun: Rekomandimi i partnerëve ndërkombëtarë tejkalon…

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *