U pushua nga puna pasi hëngri një sanduiç, historia e 39-vjeçares në Londër

u pushua nga puna pasi hengri nje sanduic historia e 39 vjecares ne londer

19:21 19/02/2024

Një 39-vjeçare ka paditur një kompani pastrimi në Londër pasi u shkarkua nga puna pasi hëngri një sanduiç me ton me vlerë 1.8 Paund teksa punonte.

Gabriela Rodriguez u akuzua për vjedhje nga punëdhënësi i saj pasi mori sanduiçin nga një pjatë e klientëve të studios ligjore në Devonshires në Londër. Kompania e pastrimit e akuzoi atë se mori atë që i përkiste klientit pa një justifikim të arsyeshëm.

Aktivistët nga Unioni UVW për punëtorët migrantë protestuan kundër shkarkimit të saj duke marshuar jashtë zyrave të Devonshire të armatosur me 100 kanaçe ton dhe 300 sanduiçe. Mbështetësit thonë se ajo punoi për kompaninë për dy vjet dhe nuk kishte pasur asnjëherë probleme.

u pushua nga puna pasi hengri nje sanduic historia e 39 vjecares ne londer 1

Ndërkohë, kompania e pastrimit tha në një deklaratë se është e rëndësishme që të trajtojnë siç duhet çdo veprim që minon punën e stafit.

“Për ne është e rëndësishme të ruajmë integritetin e fuqisë punëtore dhe shërbimit tonë duke u siguruar që të trajtojmë siç duhet çdo veprim që minon punën e palodhur dhe reputacionin e ekipit tonë të jashtëzakonshëm që sillet në mënyrë të përsosur. Besimi dhe ndershmëria janë të një rëndësie të madhe. Të gjithë hapat e ndërmarrë kanë qenë në përputhje me ligjin e punësimit në Mbretërinë e Bashkuar pas procesit të duhur hetimor dhe disiplinor.”


/tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts