U qëllua mbi 10 herë me thikë në trup, shkrimtari Salman Rushdie del nga intubimi, si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

u qellua mbi 10 here me thike ne trup shkrimtari salman rushdie del nga intubimi si paraqitet gjendja e tij shendetesore
u qellua mbi 10 here me thike ne trup shkrimtari salman rushdie del nga intubimi si paraqitet gjendja e tij shendetesore

Një ditë pas u plagos rëndë gjatë një sulmi në Amerikë, shkrimtari Salman Rushdie ka dalë sot nga intubimi. Sipas “BBC”, gjendja e tij ka nisur të përmirësohet ngadalë, por vijon të rrezikojë të humbë njërin sy si pasojë e goditjes me thikë.

Kujtojmë se Rushdie është përballur për vite të tëra me kërcënime për vdekje për romanin e tij “Vargjet Satanike”, të cilin disa besimtarë myslimanë e konsiderojnë si blasfemi.

Personi i akuzuar për sulmin është lënë në paraburgun pa lirim me kusht. Hadi Matar dyshohet se u afrua pranë skenës ku po mbahej seminari dhe qëlloi Rushdien të paktën 10 herë në qafë, fytyrë dhe bark.

Përpara sulmit, Rushdie ishte gati të mbante një fjalim se si SHBA ka shërbyer si një parajsë për shkrimtarë si ai. Romancieri u detyrua të fshihej për gati 10 vjet pas botimit të Vargjeve Satanike në 1988. Shumë myslimanë reaguan ashpër ndaj tij, duke argumentuar se portretizimi i Profetit Muhamed ishte një fyerje e rëndë për besimin e tyre.

Ai u përball me kërcënime me vdekje dhe udhëheqësi i atëhershëm iranian, Ayatollah Ruhollah Khomeini, nxori një dekret duke bërë thirrje për vrasjen e tij, duke vendosur një shpërblim prej 3 milion dollarësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts