U qëllua me armë një javë më parë, ndërron jetë në spital gazetari holandez, hetoi mbi 500 krime

Ka ndërruar jetë në spital gazetari holandez, Peter R. de Vries, i cili u qëllua me armë në Amsterdam më 6 korrik 2021.

Gazetari Vries hetoi më shumë se 500 dosje vrasjesh dhe luajti një rol kryesor në zgjidhjen e disa rasteve, ndërsa njihej si gazetari i përkushtuar ndaj krimeve të pazgjidhura dhe mbështetjen për familjet e viktimave.

“Peteri luftoi deri në fund, por s’arriti ta fitonte këtë betejë. Ai vdiq i rrethuar nga njerëzit që e deshën”, raportoi televizioni ku punonte i ndjeri.

Gazetari De Vries ishte bërë i njohur për punën e tij hulumtuese pas rrëmbimit të njërit prej njerëzve më të pasur në Holandë, Freddy Heineken, më 1983.

Peter e filloi karrierën e tij si praktikant 20-vjeçar në ‘De Telegraaf’, gazeta më e madhe ditore holandeze në mëngjes.

Ai fitoi një çmim ndërkombëtar Emmy më 2008 për punën e tij hulumtuese rreth zhdukjes së adoleshentes Natalee Holloëay në Aruba.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *