U rikonfirmua në krye të Ministrisë së Brendshme, reagon Çuçi: Përgjegjësi e lartë, ja prioritetet tona për mandatin e tretë





cuci

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas rikonfirmimit në këtë post ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Çuçi shkruan se është përgjegjësi e lartë për të qenë në krye të këtij institucioni.

Ai thekson prioritetet që do të jenë në mandatin e tretë qeverisës së Partisë Socialiste përsa i përket Ministrisë së Brendshme. Sipas tij, ky institucion do të vazhdojë punën për të garantuar rendin, sigurinë publike, jetën e qytetarëve dhe përballjen me paligjshmërin.

“Rikonfirmimi në postin e Ministrit të Brendshëm dhe drejtimi politik i qarkut Berat janë një tjetër vlerësim nga Kryeministri dhe Partia Socialiste, po aq sa edhe një përgjegjësi e lartë në të njëjtën kohë. Në krye të këtij institucioni kaq shumë të rëndësishëm do të vazhdoj të punoj për të çuar përpara sfidat që lidhen me garantimin e rendit, sigurisë publike, jetës e pronës së qytetarëve, si dhe me përballjen me paligjshmërinë. Kontrolli i territorit, lufta ndaj kriminalitetit dhe ngritja e punës së Policisë së Shtetit në një tjetër nivel, mbeten prioriteti ynë i përbashkët përgjatë mandatit të tretë. Mandat që është një kontratë e re besimi për të vijuar me punët e nisura, për të bërë shkëputjen e madhe të vendit dhe për ta ndërtuar këtu të ardhmen tone” – shkruan Çuçi.

Bledi Çuçi u emërua dhe drejtues politik i qarkut të Beratit, kur deri më tani ishte në krye të organizimit të partisë në Gjirokastër. Ai thotë se do të vijojë me të njëjtin përkushtim për të shtyrë më tej investimet dhe projektet e zhvillimit të turizmit në Berat.

“Një falenderim të veçantë sidomos për të gjithë bashkëpunëtorët, miqtë dhe qytetarët në qarkun Gjirokastër, për mbështetjen që më kanë dhënë mua e Partisë Socialiste në këto vite. Faleminderit Mezi pres të punoj edhe me socialistët dhe qytetarët e Beratit, Skraparit, Poliçanit, Kuçovës e Dimalit, për të bërë po aq punë të mira si në qarkun Gjirokastër, për të shtyrë më tej investimet dhe projektet që zhvillojnë turizmin, bujqësinë dhe sektorë të tjerë të ekonomisë së këtij qarku” – e përfundon postimin Çuçi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *