U rrëmbye nga një vrasës serial kur ishte 15 vjeçe, gruaja britanike rrëfen çastet e tmerrit: Ja si arrita të shpëtoj

Ishte viti 2002, ku Kara Chamberlian, asokohe 15 vjeçe, u rrëmbye dhe u mbajt për 18 orë e izoluar.

Ajo u drogua dhe u dhunua nga një burrë i rritur.

Mes shumë vështirësish, Kara, arriti të arratisej.

Ajo mësoi më pas se rrëmbyesi, ishte një vrasës serial dhe akuzohej në SHBA, për tre të tilla. Tani, nënë e dy fëmijëve, ajo ka folur për BBC, ku ka treguar se çfarë ndodhi atë ditë dhe si arriti të shpëtonte.

“Planifikova një plan. Mendja më punonte vetëm si të arratisesha. Shikoja armën që qëndronte pranë tij dhe thoja me vete ‘ky është një burrë i rritur, ndërsa unë një 15-vjeçare e vogël. Si mund të shpëtoj prej tij? Nuk mundesha ta luftoja sepse isha më e vogël’. Por të nesërmen në mëngjes, teksa ai ishte në gjumë, hoqa me vështirësi lidhësen që më kishte vendosur te duart dhe arrita të ikë nga dera. Aty vrapova duke i gjëmuar një makine që ndodhej aty pranë. Unë i thashë burrave që ndodheshin në makinë, se më kishin rrëmbyer dhe kërkova prej tyre të më dërgonin në rajonin e policisë, fatmirësisht ata e bënë”, ka thënë Kara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *