U shfaq duke veshur simbole naziste, Giorgia Meloni emëron politikanin italian në ministri

u shfaq duke veshur simbole naziste giorgia meloni emeron politikanin italian ne ministri
u shfaq duke veshur simbole naziste giorgia meloni emeron politikanin italian ne ministri

Një politikan i Fratelli d’Italia, i cili më parë është fotografuar me një shirit ku duket simboli nazist svastika, është ndër ministrat e rinj të emëruar në qeverinë e Giorgia Melonit.

Galeazzo Bignami, i emëruar nënsekretar në ministrinë e infrastrukturës, shkaktoi polemika pasi një fotografi e tij me shiritin e krahut u publikua nga një gazetë italiane në vitin 2016.

Bignami, një avokat 47-vjeçar, siguroi një mandat të dytë në parlament në zgjedhjet e përgjithshme të fund shtatorit të fituara nga një koalicion i udhëhequr nga partia e Melonit, një forcë politike që e ka origjinën e saj në Lëvizjen Sociale Italiane neofashiste.

Të hënën, Bignami tha se ndiente “turp të thellë” për foton e shiritit nazist, ndërsa dënoi me vendosmëri “çdo formë totalitarizmi” dhe e përshkruan nazizmin si ” një të keqe absolute”.

Emërimi i tij u dënua nga shoqata italiane e antifashizmit, Anpi, dhe politikanë të opozitës, duke përfshirë Marco Furfaro, një deputet i Partisë Demokratike, i cili e quajti atë “një ofendim, një turp kundër kushtetutës, historisë, kujtesës dhe viktimave të svastikës”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts