U shkarkua nga Këshilli i Ministrave pa mbledhje qeverie/ Kushtetuesja rrëzon mazhorancën për ish-kryetarin e Vaut të Dejës






MARIGLEN KUME/ Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dhe shfuqizuar vendimin e qeverisë për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila.

z

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të nenit 115, pika  2, të Kushtetutës, si dhe nenit 72 e vijues të ligjit nr. 8577,  datë 10.02.2000 ‘Për organizimin dhe funksionimin e  Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë’, me  shumicë votash, shfuqizimin e vendimit nr. 445, datë  28.06.2019 të Këshillit të Ministrave ‘Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, z. Zef Hila’.

Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare”,  thuhet në vendimin e Kushtetueses. Ndërkohë, në argumentimin e vendimit Gjykata ka konstatuar se vendimi  për shkarkimin e tij është marrë me urgjencë dhe nuk i është lënë kohë që të shpreh pretendimin e tij. “Gjykata vëren se relacioni i ministrit të Brendshëm dhe vendimi nr. 445/2019 i Këshillit të Ministrave për shkarkimin e kërkuesit nga detyra mbajnë të njëjtën datë, konkretisht  datën 28.06.2019 dhe i referohen ngjarjes së ndodhur në  territorin e Bashkisë së Vaut të Dejës në datën 27.06.2019. Vendimi i shkarkimit është botuar në Fletoren Zyrtare në datën 02.07.2019, ndërsa kërkuesit i është komunikuar me shkrim në datën 19.07.2019. Duke qenë se  procedura e shkarkimit është zhvilluar në mënyrë  urgjente, kërkuesi nuk rezulton të jetë njohur paraprakisht me shkeljet të cilat i janë  atribuuar, në mënyrë që, në një ballafaqim procedural, të  mund të paraqiste kundërshtimet e tij ndaj këtyre shkeljeve. Pra, atij nuk i është  dhënë mundësia të realizojë të drejtën për t’u dëgjuar dhe për të paraqitur shpjegime,  në kuadrin e procesit të rregullt ligjor. Pyetjes së Gjykatës  në këtë drejtim, subjekti i interesuar iu përgjigj në seancë  plenare se nuk kishte pasur  Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dhe shfuqizuar vendimin e qeverisë  për shkarkimin e  kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila.  asnjë komunikim me kërkuesin, qoftë edhe me mjete teknologjike, që mund të garantonin shpejtësinë e  njoftimit”. Thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

SHKARKIMI PA MBLEDHJE

Gjithashtu qeveria nuk ka arritur t’i provojë Gjykatës Kushtetuese se është bërë  mbledhja e Këshillit të Ministrave për të marrë vendim  mbi shkarkimin e Hilës. “Gjykata vëren se neni 14 i ligjit nr. 9000/2003 lejon  mbledhjet e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, në raste të veçanta, kur  thirret nga Kryeministri ose, në mungesë dhe me porosi  të tij, edhe nga zëvendëskryeministri. Ndonëse  iu kërkua nga Gjykata, subjekti i interesuar nuk ka  paraqitur të dhëna dhe as  dokumente për të dëshmuar thirrjen e kësaj mbledhjeje,  rendin e ditës, vendin e zhvillimit të saj ose pjesëmarrësit në të, duke pretenduar  se aktet që përmbajnë këto të dhëna ekzistojnë, por nuk mund të paraqiten për shqyrtim në Gjykatë, pasi  janë të mbrojtura nga konfidencialiteti”, thuhet në vendimin argumentuar të Gjykatës.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *