U shkarkua nga kryebashkiaku i Shkodrës, reagon ish-administratori i Postribës: Nuk i shërben bashkimit, por përçarjes. Si celulat komuniste, do ndjek hapat ligjorë









Pas shkarkimit nga detyra, firmosur nga kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia, ka reaguar sot edhe Altin Shabaj, që deri dje mbante detyrën e administratorit të Postribës.

shkoder zyrtari shkarkim largim

Ai shprehet se letra që e njoftonte për lirimin nga detyra, i ka mbërritur përmes një shoferi të derguar nga kryetari i bashkisë.

Sipas tij, kryebashkiaku Spahia nuk ia ka komunikuar drejtpërdrejt vendimin.

“Kjo nuk i shërben bashkimit, por përçarjes së PD. Bardh Spahia eshte njeriu qe ne vazhdimesi ka perçare PD dhe une e kam thene edhe me heret.

Sa i perket shkarkimit, ajo eshte bere ne mesnate ne zyrat e bashkise, ngjashem si dikur celulat komuniste. Une do te ndjek hapat ligjor mbi kete vendim. Kam qene dhe do te vazhdoj te kontribuoj per PD. Edhe ne 6 mars mbeshteta PD dhe kandidatin Bushati, prandaj edhe eshte marre ky vendim. Koha do ta tregoje se kush ka patur te drejte. Ishim une dhe Darragjati te paret qe po largohemi edhe pse jemi dy njesite perhere fituese te PD. Do te shihemi ne zgjedhjet e tjera”, tha ai.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.