U shpall e humbur nga familjarët, gjendet në pyll 8-vjeçarja gjermane, si mbijetoi pa ushqim dhe në mes të të ftohtit

Një vajzë e shpallur si e humbur nga familjarët është gjetur mrekullisht gjallë në pyll. Ajo ka qëndruar atje dy ditë pa ujë, ushqim dhe në temperatura shumë të ulëta.

8-vjeçarja Julia Sleegers nga Berlini, u gjet në pyllin Cerhov, në kufirin me Çekinë. Raportohet se Julia ka humbur teksa ishte duke luajtur me vëllanë.

Për ta gjetur të voglën, janë angazhuar 40 qen nuhatës, helikopterë e dronë.

Zëdhënësi i policisë Florian Beck tha për rrjetin Bild: “Ajo është gjallë, vuan nga hipotermia por nuk është në rrezik dhe u dërgua në spital. Kur ne e pamë nuk po i besonim syve”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *