U shpall e vdekur nga COVID, e moshuara indiane hap sytë para se t’i digjej trupi

India po përballet me një valë të frikshme të infektimeve të COVID-19.

Mijëra infektime po regjistrohen çdo ditë, e po kaq, janë dhe numrat e viktimave nga virusi vrasës.

Fluksi i viktimave, ka detyruar autoritetet që të djegin trupin e tyre, por gjatë kësaj procedure një befasi e madhe ka ndodhur. Një 76-vjeçare, e cila u shpall e vdekur, u zgjua disa minuta para se t’i digjej trupi.

Sipas mediave të huaja, gruaja, e identifikuar si Shakuntala Gaikwad, u infektua me virusin javën që lamë pas. Por, gjendja e saj u përkeqësua shpejt dhe në spital ishte e vështirë të pranohej, për shkak të numrit të madh të qytetarëve.

Gjatë kësaj kohe ajo ra pa ndjenja, e për këtë arsye, familjarët besuan se ndërroi jetë e nisën t’i përgatisnin ritet mortore.

Por pak para se të fillonte djegia e trupit, Gaikwad hapi sytë dhe filloi të qante, sipas mediave lokale. Gruaja u dërgua përsëri në spital për trajtim të mëtejshëm, megjithatë gjendja e saj aktuale nuk bëhet e ditur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *