U shpall e zhdukur prej 18 ditësh, gjendet shëndoshë e mirë 4-vjeçarja, ishte mbyllur në një shtëpi

Një vajzë 4 vjeçe, e cila ishte zhdukur prej 18 ditësh në një zonë të Australisë, është gjetur e gjallë dhe shëndoshë e mirë.

Vajza është gjendur e mbyllur në një shtëpi, ndërsa u zhduk më 16 tetor në qytezën Carnarvon. Dyshohet se vogëlushja është rrëmbyer nga një 36-vjeçar, i cili është ndaluar nga autoritetet dhe po merret në pyetje.

“Ata e gjetën Cleo-n e vogël në njërën nga dhomat. Njëri nga oficerët e mori në krah dhe e pyeti se si e kishte emrin. Ajo tha: emri im është Cleo”, tha zyrtari policor, Col Blanch.

Vajza është ribashkuar me prindërit e saj. “Familja jonë është përsëri e plotë”, shkroi në Instagram nëna e saj, Ellie Smith.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *