U shpall non grata/ Ja përcaktimi i SHBA për ish-deputetin Aqif Rakipi: I përfshirë në krimin e organizuar! Përdori ndikimin në politikë për të emëruar miqtë e tij









Ish-deputeti Aqif Rakipi është shpallur ditën e sotme non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi, gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Sigurise, ku eshte diskutuar ne lidhje me ceshtjen pajisjes se pergjimit, qe dyshohet se eshte ne rruge te kundra ligjshme ne duart e Policise se Shtetit. /r/n/r/nLawmaker Aqif Rakipi, during a session of National Security Parliamentary Committee.

Në përcaktimin për ish-deputetin i cili është gjithashtu edhe babai i deputetit të PS Orlando Rakipi, SHBA thekson se ai ka përdorur ndikimin e tij në politikë për të emëruar miqtë e tij në pozicione publike në Tiranë dhe Elbasan.

SHBA në deklaratën e shprëndarë nga ambasada gjithashtu thekson se Rakipi ka qenë bashkëpunëtor në korrupsionin lidhur me Ballkanin Perëndimor. Sipas SHBA ai ka kryer korrupsion nga, në emër të ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor.

Pjesë nga deklarata për Aqif Rakipin

Aqif Rakipi (Rakipi) është një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, Shqipëri, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. Grupe të shumta të krimit të organizuar (GKO) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune apo lëshime në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike.

Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një Grup Krimi të Organizuar, brenda të cilit ai ka ushtruar ndikim politik, përfshirë edhe përmes korrupsionit. Për shembull, Rakipi ka përdorur ndikimin e tij politik për të emëruar miqtë e tij në pozicione kyçe publike në Elbasan dhe Tiranë. Rakipi humbi mandatin e tij si deputet i parlamentit të Shqipërisë pasi prokurorët konfirmuan rolin e tij në veprimtari kriminale nën një pseudonim.

Ai përcaktohet në bazë të E.O. 14033 sepse ka qenë përgjegjës ose bashkëpunëtor në ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion lidhur me Ballkanin Perëndimor, përfshi korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, apo një zyrtar aktual ose të kaluar qeverie, në çfarëdo niveli të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, siç është përvetësimi i pronave publike, shpronësimi i pronave private për përfitime personale ose qëllime politike, apo ryshfete.

Aqif Rakipi
Faksimile e vendimit te SHBA per Aqif Rakipin

Çfarë ndodh me deputetin socialist Orlando Rakipi

Duke qenë pjesë e familjes së Aqif Rakipit atij gjithashtu i ndalohet hyrja përgjithmonë në SHBA si dhe i ngrijnë asetet apo pasuritë që ai mund të ketë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Lexo këtu pasojat e sanksioneve)

AKZUAT E PROKURORISE NE VITIN 2017

Në vitin 2017, ish-deputeti Aqif Rakipi, sot i shpallur non grata nga SHBA dhe ndaj të cilit janë vendosur sanksione ekonomike është larguar nga Parlamenti.

Asokohe për ish-deputetin Aqif Rakipi është raportuar se sipas të dhënave të përcjella nga Interpol Roma, për një ngjarje të vitit 1998 – marrje e mallrave të vjedhura – konstatohet se gjurmët e gishtërinjve të personit me identitet Skënder Ejylbegaj, referuar sipas raportit, ato përkonin me shenjat papilare të z. Rakipi.

Konkretisht Prokuroria pretendonte se: ”Pas krahasimit të gjurmëve të gishtave, Aqif Rakipi është raportuar më dt 03.11.1998, për veprën penale të marrjes së mallrave të vjedhur, me gjeneralitet Skënder Ejylbegaj, lindur më 24.03.1962, regjistruar më 08.10.1996, me gjeneralitet Aqif rakipi, lindur më 01.04.1964″.

Mbi këtë akt-konstatimi, organi i akuzës ka formuluar kërkesën për KQZ-në të cilit i kërkon të procedojë me heqjen e mandatit, meqenëse në prezumimin e vet, Prokuroria pretendon se kjo është arsye për të cilën z. Rakipi ka plotësuar me të dhëna të pasakta formularin e dekriminalizimit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.