U shpall “non grata” në PS, Damian Gjiknuri “kunja” Dritan Lelit nga Ishulli i Sazanit: Kemi zv/kryetaren e Bashkisë… T’i kushtojë vëmendje pastrimit






Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Vlorë, Damian Gjiknuri ndërmori ditën e sotme një aksion pastrimi në Ishullin e Sazanit së bashku me ministrin e Turizmit, Blendi Klosi.

Në një deklaratë për mediat, deputeti socialist nuk kurseu “thumbat” ndaj kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Lelit theksoi se duhet ti kushtojë më shumë vëmendje pastrimit të Ishullit të Sazanit, pasi ky është shqetësimi kryesor i turistëve dhe meriton më shumë vëmendje.

Ndërsa pyetjes së gazetarëve, se nëse do ishte më mirë që të ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku Leli, ai iu përgjigj: “Kemi zonjën e nderuar, zv/kryetaren e Bashkisë, po aq e rëndësishme.”

Damian Gjiknuri: “Pastrimi është kryefjala e turizmit, ka qenë kryefjala dhe në Vlorë dhe shqetësimi kryesor që kanë pasur turistët, bashkia e kushdo duhet ti kushtojë shumë vëmendje. Pa pastrim ne kurrë nuk do të kemi turizmin që presim. Elementi bazë dhe shqetësimi kryesor i shumë turistëve në Sazan është sesi të jetë ambienti më i pastër. Secili nga ne të japë kontributin dhe është i mirëpritur. Institucionet lokale të mendojnë në këtë drejtim menaxhimi edhe për ishullin në këtë pikëpamje. Meritohet më shumë vëmendje.”

Nuk do ishte më mirë që sot këtu të ishte edhe kryetari i Bashkisë Vlorë?

Damian Gjiknuri: “Kemi zonjën e nderuar, zv/kryetaren e Bashkisë, po aq e rëndësishme dhe janë shumë institucione që duhet të bëjnë punën e tyre dhe po e bëjnë me maksimumin.”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *