U shtri përtokë nga policia/ Një ditë pas incidentit gazetari dëshmon në Prokurori: Tregova dinamikën dhe dhashë dy videot. Ja apeli për drejtësinë








Një ditë pas incidentit të rëndë, ku policia e shtriu në tokë forcërisht sepse po filmonte momentet kur një drejtues mjeti i shpëtoi efektivëve, gazetari i News24 Ergys Gjencaj u thirr për të dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës.

Pas daljes nga organi i akuzës reporteri tha se dha dëshminë mbi ngjarjen, dhe dorëzoi dy videot e regjistruara në telefon. Po ashtu ai apeloi organet e drejtësisë të hedhin dritë mbi ngjarjen.

U thirra nga ana e Prokurorisë për të dhënë dëshminë time për sa i përket ngjarjes së djeshme. Unë kreva detyrën time dhashë dëshminë time duke treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes po ashtu dhashë edhe dy videot e regjistruara nga aparati im celular dhe apeloj që institucionet e drejtësisë të hedhin dritë mbi ngjarjen dhe të vendosin drejtësi”- tha Gjençaj për “News24”.

Pesë efektivët që u përfshinë në incidentin që dje bëri xhiron e mediave do të merren në pyetje po ashtu nga Prokuroria. Ndërkaq hetime ndaj efektivëve po kryen edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

LEXO EDHE 

Shtrinë në tokë gazetarin që filmonte operacionin anti-drogë, SHÇBA nis hetimet për efektivët e policisë: Do verifikohet nëse ka…

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *