U shtrua në spital pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, ja si është gjendja shëndetësore e presidentit çek

Presidenti çek, Millosh Zeman është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, thanë autoritetet shëndetësore në Pragë.

77-vjeçari u shtrua të dielën në njësinë e kujdesit intensive, pasi nuk ndihej mirë.

Detajet për sëmundjen ende nuk janë zbuluar, por shkak besohet se ka qenë sitauta e krijuar nga zgjedhjet parlamentare.

Aleati i Zemanit, kryeministri Andrej Babis, i ka humbur zgjedhjet.

Zeman luan rol vendimtar në përcaktimin e asaj që do të ndodhë tani, sepse si president është përgjegjës për emërimin e kandidatit që do ta formojë qeverinë e re.

Nëse kreu i shtetit nuk është në gjendje, kjo detyrë i kalon kryetarit të Dhomës së Deputetëve.

Një zëdhënës i Zemanit tha se shtrimi në spital i presidentit nuk i rrezikon bisedimet midis partive.

Kryetari i opozitës, Petr Fiala, i cili i fitoi zgjedhjet, tha të hënën se do të jetë i durueshëm.

“Do të pres derisa shëndeti i presidentit të përmirësohet – gjë që unë e dëshiroj për të”, tha Fiala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *