U sinjalizua nga DEA Amerikane, si u zbulua sasia rekord e kokainës që kaloi nga Porti i Durrësit, u vëzhgua gjithë itinerari i kamionit

Zbardhen detaje të reja nga sekuestrimi i sasisë rekord të kokainës në Kosovë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se sasia prej rreth 2 tonë kokainë është gjetur në një kamion të kuq me banane, me targa 01 263 OD.

Siç raporton gazetarja Bezat për “BalkanWeb”, kamioni ishte i regjistruar në Prishtinë, ndërsa është mbajtur nën vëzhgim i gjithë itinerari i tij për 10 ditë.

Ndërkohë, mediet kosovare raportojnë se kamioni ishte i mbushur me mish, ku pakove dhe kontenierëve iu ishte vendosur çip.

Operacioni është kryer në bashkëpunim mes policisë shqiptare, kosovare dhe italiane, të cilat janë sinjalizuar nga DEA Amerikane. Kamioni me ngarkesën rekord të kokainës kaloi nga Porti i Durrësit, ndërsa lënda narkotike kapte vlerën e 6 miliardë eurove, nëse tregtohej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *