“U skuq e u përcëllua nga inati dhe…”- Deputeti socialist sulmon kryebashkiakun: Dritan Leli tentoi të mashtrojë edhe Milanon! Kthehu në qytet e puno








Deputeti i Partisë Socialiste Fate Velaj ka sulmuar sërish sot kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli.

Dritan Leli

Reagimi i Velajt vjen ndërkohë që ka një ngërç në mbledhjet e Këshillit Bashkiak në Vlorë, pas përplasjeve mes Lelit dhe kryeministrit Rama. 

Në një postim në Facebook, deputeti i PS-së thotë se kryetari i bashkisë së Milanos i mbylli derën, prandaj i kërkon Lelit, që të kthehet në Vlorë dhe të punojë.

Statusi i plotë i Fate Velajt 

KTHEU NË QYTET E PUNO, DRITAN LELI

…pasi gënjeu e mashtroi dynjanë me ngjyrën vishnje të fytyrës, mbasi e paraqiti atë ngjyrë si ‘Namuz’, pasi i doli boja në qytet e tërë Shqipërinë, Dritan Lelis, tentoi të mashtroj edhe Italinë fqinje dhe jo ndonjë qytet dosido, por Milanon.

Mbasi e kishte mbyllur derën e teatrit për Këshillin Bashkiak, pasi i kishte lenë ata të prisnin për të disatën herë, ai, nga frika, u skuq e u përcëllua nga inati dhe të dielën, e hapi derën e teatrit për Edi Ramën, por, tre ditë më pas, sot, e mbylli përsëri për Këshillin Bashkiak duke i lënë në mes të diellit.

Dhe pikërisht sot, me përskuqjen futur në xhepin e majtë të xhaketës, u nis ta shpaloste në mes të Italisë. Kërkoi fillimisht të takonte Giuseppe Sala, kryetarin e Bashkisë së Milanos për të dalë një foto me të e të na i tregonte neve, se ai, përskuq këdo që ja do puna për të arritur qëllimin. Por, Giuseppe Sala nuk pranoi ta takonte duke i treguar përpara fytyrës, derën e mbyllur të bashkisë së metropolit Lombard.

Dhe akoma më keq, ose më saktë më zi, për të ardhur me një fotografi si strategu i zhvillimit të qytetit, ai që sjellë projekte afatgjata, trokiti tek një OJF që bazohet tek doktrina sociale kishës katolike dhe takoi dikë, një pa emër e që se morëm vesh se kush ishte e çfarë përfaqësonte.

Pra, në një kohë që Këshilli Bashkiak, qyteti vetë e pretë të punoj, ai bënë Vacanze Milanese për të manaxhuar të kuqen e fytyrës përzjerrë me të zezë bloze.

leli 2 leli 3

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *